ALFA Sh.a. kërkon të punësojë Laborant/e (Fabrika e Glinës, Gjirokastër)
Bëhu pjesë e një prej kompanive lider në sektorin e FMCG-së në rolin e Laborant/e, në një nga fabrikat më moderne të prodhimit në rajon, Fabrika e Glinës në Gjirokastër. Ky është një pozicion ideal për dikë me pasion për analizat fiziko-kimike dhe ambicie për t'u rritur profesionalisht.
Në përditshmërinë tënde do të ndjekësh dhe monitorosh procesin e prodhimit, do të ekzekutosh analizat fiziko-kimike të produktit dhe do të regjistrosh e përditësosh të dhënat sipas standardeve të implementuara. Do të raportosh te përgjegjësi i laboratorit, do të kujdesesh për mirëmbajtjen e instrumenteve dhe do të ndjekësh trajnimet mbi analizat dhe protokollet e kompanisë.
Ky rol i përshtatet dikujt analitik, të përpiktë dhe të gatshëm për të mësuar gjëra të reja. Nëse dëshiron të zhvillosh një karrierë në një ambient prodhimi bashkëkohor ku cilësia është prioritet, ky pozicion është për ty.
Informacione shtesë
- Të ndjekë në mënyrë analitike procesin duke monitoruar të gjithë treguesit për parametrat kyç të prodhimit
- Të regjistrojë dhe përditësojë të gjitha të dhënat mbi produktin sipas kërkesave të standardeve të implementuara për dokumentacion
- Të raportojë te përgjegjësi i laboratorit mbi problematikat e lindura gjatë procesit dhe t'i ndjekë deri në zgjidhje
- Të ekzekutojë me përgjegjshmëri dhe saktësi analizat fiziko-kimike të produktit përfundimtar dhe gjysmë të gatshëm
- Të sigurojë mbarëvajtjen e punëve në ambientet e laboratorit dhe mirëmbajtjen e instrumenteve
- Të ndjekë në mënyrë aktive trajnimet mbi analizat dhe protokollet e përshtatura dhe zbatuara nga kompania
Aktivitetet
- Diplomë Bachelor dhe Master në fusha studimi si: Kimi, Teknologji ushqimore, Kimi industriale, Biokimi
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Eksperienca të mëparshme në laboratorët e subjekteve prodhuese në industrinë ushqimore përbëjnë avantazh
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi
- Gatishmëri për të punuar me turne
- Aftësi për të punuar edhe në mënyrë të pavarur edhe si pjesë e ekipit