Përmbledhja
Open Doors Company kërkon të punësojë Kuzhinier Shkoder.
Përgjegjësitë kryesore:
- Të përgatisë dhe të gatuajë ushqimet në përputhje me menunë.
- Të sigurojë cilësinë, shijen dhe paraqitjen e pjatave.
- Të verifikojë freskinë e produkteve ushqimore dhe të sigurojë ruajtjen e tyre siç duhet.
- Të mbajë kuzhinën të pastër duke zbatuar rregullat e higjienës.
- Të bashkëpunojë me pjesëtarët e stafit që porositë të përfundohen në kohë.
Profili i kërkuar:
- Të ketë punuar më parë si kuzhinier.
- Të zotërojë aftësi për organizimin e punës dhe bashkëpunimin në ekip.
- Të tregojë përpikëri, përgjegjësi dhe vëmendje ndaj hollësive.