Përshkrimi
AGIKONS SH.P.K është një kompani ndërtimi me 30 vite përvojë në treg, e njohur në nivel ndërkombëtar për standardin e lartë të punimeve të saj. Forca kryesore e kompanisë është ekipi, ndaj krijohet një mjedis i mirëpritës ku çdo kontribut profesional dhe përvojë e stafit vlerësohet.
Te Agikons sh.p.k., punonjësit mund të avancojnë në detyrë dhe të vlerësohen sipas rezultateve që arrijnë në punë.
Kompania ofron një vend pune të qëndrueshëm, mundësi zhvillimi në karrierë dhe rritje të pagesës pas çdo avancimi.
Kërkohet një Kujdesi Klienti në sektorin e shitjeve.
Detyrat
- Mbështet procesin e shitjes së njësive, pa mbajtur përgjegjësi për shitjen e pronës.
- Kryen shitjen e produkteve dhe shërbimeve opsionale.
Përcakton objektiva të qarta për:
- Standardin e shërbimit.
- Saktësinë e procesit.
- Rezultatet e shitjes së produkteve opsionale.
U ofron mbështetje menaxherëve të shitjes gjatë:
- Takimeve me klientë të rinj.
- Prezantimit të projektit dhe opsioneve standarde.
- Hartimit të dokumentacionit deri në përfundimin e kontratës.
- Organizimit të kalimit të strukturuar të klientit nga Sales Manager te asistenti pas lidhjes së kontratës.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhim, Inxhinieri, Arkitekturë ose në fusha të përafërta.
- Të paktën 3 vite përvojë në ndërtim / real estate.
- Përvojë në after sales, shitje konsulence (upselling / cross-selling) dhe koordinim multi-projekt.
- Njohuri të mira të proceseve teknike dhe kontraktuale në sektorin e ndërtimit.
Aftësitë dhe kompetencat kryesore:
- Lidership operacional & komercial.
- Aftësi negociuese për produkte me vlerë të shtuar.
- Fokus te klienti dhe te arritja e rezultateve.
- Mendim analitik dhe vëmendje ndaj kostove.
- Aftësi shumë të mira për koordinim ndër-departamental.