Ambienti që na rrethon është pasqyra e punës sonë! Di Casa Home kërkon një person të përkushtuar dhe me përvojë në kopshtari për të mirëmbajtur dhe zbukuruar hapësirat e gjelbra të ambientit tonë profesional.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Mirëmbajtja e vazhdueshme e kopshtit, oborrit dhe hapësirave të gjelbra të kompanisë.
- Kositja e barit, krasitja e pemëve, shkurreve dhe dekorimi i tyre.
- Mjellja, ujitja dhe plehërimi i rregullt i bimëve dhe luleve.
- Kujdesi për shëndetin e bimëve dhe identifikimi i nevojave për trajtim.
- Mbajtja e pastërtisë në stacionet e jashtme dhe rrugët kaluese të oborrit.
- Përdorimi dhe mirëmbajtja e veglave të punës (kositëseve, gërshërëve, etj.).
KRITERET QË DUHET TË PLOTËSONI
- Përvojë paraprake në kopshtari ose mirëmbajtje të hapësirave të jashtme.
- Njohuri mbi bimësinë, sezonet e mbjelljes dhe metodat e ujitjes.
- Shkathtësi në përdorimin e makinerive ndihmëse të kopshtarisë.
- Person i vullnetshëm, i disiplinuar dhe me sy për estetikën e ambientit.
- Gatishmëri për punë në ambient të hapur dhe menaxhim të pavarur të detyrave.
ÇFARË OFROJMË NE?
- Kushte të mira pune dhe stabilitet afatgjatë.
- Pagë konkurruese dhe pagesë të rregullt.
- Ambient pune profesional dhe respektues.
- Të gjitha mjetet dhe pajisjet e nevojshme për punë cilësore.