Përshkrimi
Edipack është kompania më e madhe dhe më e suksesshme e prodhimit të paketimit në Shqipëri, me kapacitete të larta për prodhimin e letrës dhe kartonit. Që nga viti 2003, kompania prodhon kuti kartoni dhe materiale ambalazhimi, si edhe shpërndan letër ambalazhimi si produkt ndërmjetës për prodhuesit vendas të paketimit.
Detyrat
- Bashkërendon aktivitetet ndërmjet Departamentit të Prodhimit dhe Departamentit të Shitjeve.
- Monitoron porositë përgjatë etapave të prodhimit.
- Harton raporte të ndryshme.
- Komunikon me klientët.
Kualifikimet
- Kërkohet arsim i lartë; preferohen kandidatët që kanë përfunduar një nga degët e Fakultetit Ekonomik (Ekonomik, Finance-Kontabel, Ekonomiks, Administrim-Biznesi).
- Mosha e preferuar është 25-35 vjeç.
- Nevojitet përvojë në shitje dhe marketing.
- Duhet njohje e mirë e gjuhëve të huaja: anglisht dhe italisht.
- Kërkohen njohuri të mira të paketës MICROSOFT OFFICE, word, excel etj.
- Njohja e programeve të dizajnit, si Coral Draw, Ilustrator ose Photoshop, konsiderohet avantazh.
Adresa: Lagja 15, Rr."Aleksandër Goga", Porto Romano, Durrës, Shqipëri.