Përshkrimi
"Tirana International Hotel & Conference Center'' ofron mundësi punësimi për pozicionin Coordinator/e në Departamentin e Eventeve.
Kualifikimet
- Kërkohet përfundimi i arsimit të lartë; përparësi kanë degët Turizëm, Menaxhim, Marketing ose Gjuhë Angleze.
- Kërkohet zotërim shumë i mirë i gjuhëve Angleze dhe Italiane; njohja e gjuhës Angleze është kusht i domosdoshëm.
- Nevojiten të paktën 5 vjet përvojë pune në role të ngjashme.
- Përvoja në sektorin e hoteleri-turizmit vlerësohet si përparësi.
- Kërkohen shkathtësi shumë të mira në komunikim.
- Nevojitet njohje e mirë e programeve bazë kompjuterike dhe e përdorimit të internetit.
- Kërkohet paraqitje e mirë.
- Nevojitet aftësi për të bashkëpunuar në skuadër.
- Kërkohet aftësi për të përballuar dhe menaxhuar fluksin e punës.
Dokumentet e kërkuara
- CV.
- Referenca përkatëse me numra kontakti, që mbështesin të gjitha kriteret e renditura më sipër.