Kompania: Argo Group
Lokacioni: Magj. Prishtinë-Shkup, KM7, Llapnasellë, Graçanicë
- Pozita e punës: Koordinator/e i/e Blerjeve (Import)
Rreth kompanisë
Argo Group renditet ndër kompanitë kryesore në Kosovë në sektorin e shitjes dhe distribuimit të pijeve alokoolike dhe joalkoolike, duke përfaqësuar disa prej brendeve më të njohura në treg. Me më shumë se 30 vite përvojë dhe një staf profesional, kompania vijon të zgjerojë rrjetin e shpërndarjes si dhe të investojë në ngritjen profesionale të punonjësve.
Përshkrimi i vendit të punës dhe detyrat
Argo Group kërkon një Koordinator/e të Blerjeve (Import), i/e cili/a:
- Organizon dhe zbaton procesin e blerjeve sipas nevojave të kompanisë, në bashkërendim me departamentin e shitjes dhe menaxhmentin.
- Punon në bashkëpunim të afërt me departamentin e logjistikës.
- Përgatit, koordinon dhe realizon porositë duke u mbështetur në performancën historike të produkteve dhe në planet e shitjes.
- Përcjell njoftimet për produkte të reja nga furnitorët dhe shpërndan informacionin përkatës te departamentet e brendshme.
- Mbikëqyr gjendjen e stokut dhe evidenton në mënyrë proaktive rrezikun e mungesave ose të mbingarkesës me stok.
- Ndjek porositë dhe furnizimet nga momenti i porositjes deri te pranimi i mallit.
Kualifikimet e kërkuara
- Së paku 1 vit përvojë pune në blerje, import, planifikim të stokut ose logjistikë.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Shkathtësi të theksuara organizative, analitike dhe komunikuese.
- Njohuri të mira të MS Office/Excel.
Çka ofrojmë
- Kontratë të rregullt pune.
- Sigurim shëndetësor të mbuluar nga korporata.
- Orari i punës 08:00 – 16:00.
- Të premten, orari është 08:00 - 13:00.
Konkursi mbetet i hapur deri më datë 06.09.2026.
Vetëm kandidatët që përzgjidhen për intervistë do të njoftohen.