Përshkrimi
International Recruitment & HR Coordinator Koordinator/e i Rekrutimit Ndërkombëtar & Burimeve Njerëzore
Kjo pozitë merret me administrimin e marrëdhënieve me kandidatët dhe partnerët e rekrutimit, si edhe me organizimin e procesit të përzgjedhjes për kompanitë kliente.
Meqenëse një pjesë e madhe e kandidatëve pritet të vijnë nga tregje ndërkombëtare, pjesa më e madhe e identifikimit të kandidatëve, komunikimit dhe intervistimit do të realizohet online dhe në gjuhën angleze.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Mbikëqyrja e rrjedhës së kandidatëve, nga identifikimi fillestar deri te përzgjedhja finale.
- Komunikimi i vazhdueshëm me kandidatët dhe me partnerët ndërkombëtarë të sourcing-ut.
- Planifikimi dhe zhvillimi i intervistave online.
- Bërja e vlerësimit fillestar të përvojës dhe përshtatshmërisë së kandidatëve.
- Hartimi i shortlist-ave dhe profileve për kompanitë kliente.
- Koordinimi i intervistave mes kandidatëve dhe punëdhënësve.
- Kontrolli fillestar i dokumentacionit dhe i kualifikimeve.
- Mirëmbajtja dhe përditësimi i databazës/CRM të kandidatëve.
- Ndjekja e kandidatëve deri në etapën e onboarding-ut.
- Bashkëpunimi i rregullt me ekipin e dokumentacionit dhe me Menaxherin Operacional.
Kualifikimet
Profili i kërkuar:
- Diplomë universitare në Burime Njerëzore, Psikologji, Menaxhim, Ekonomi ose në fusha të përafërta.
- Përparësi kanë kandidatët me 2–4 vite përvojë në recruitment ose HR.
- Shkathtësi shumë të mira në intervistim dhe në vlerësimin e kandidatëve.
- Zotërim shumë i mirë i gjuhës angleze, si në të shkruar ashtu edhe në komunikim verbal.
- Njohuri të mira të Excel dhe, në mënyrë të preferuar, të sistemeve CRM/ATS.
- Aftësi për të bashkëvepruar me kandidatë nga kultura dhe shtete të ndryshme.
- Organizim i mirë dhe aftësi për të menaxhuar paralelisht një volum të konsiderueshëm kandidatësh.
- Përvoja në rekrutimin e profileve construction, technical, hospitality, logistics ose blue-collar do të vlerësohet si avantazh i rëndësishëm.
Çfarë kërkojmë?
Kërkojmë persona:
- profesionalë dhe me integritet;
- proaktivë dhe të orientuar drejt zgjidhjeve;
- të aftë të punojnë në një kompani të re dhe në zhvillim;
- të gatshëm të marrin përgjegjësi dhe të kontribuojnë në ndërtimin e proceseve që nga faza fillestare;
- me aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip;
- të orientuar drejt standardeve të larta të shërbimit ndaj klientëve dhe kandidatëve.
Vendndodhja: Pranë Hotel Mondial, Tiranë
Angazhimi: Full-time
Fillimi i punës: Shtator 2026
Dokumentet e kërkuara
- CV në gjuhën shqipe ose angleze.
JPB Albania sh.p.k.
Jobs • People • Business