Përshkrimi i punës
PESPA ALUMIN SH.P.K. po shton stafin profesional dhe kërkon një Koordinator Projektesh me përvojë. Ky pozicion u drejtohet personave me eksperiencë në menaxhimin dhe drejtimin e projekteve, si dhe me aftësi të spikatura organizimi dhe udhëheqjeje.
Vendndodhja: Durrës – përballë Gjykatës së Apelit, Shkozet Durres.
Përgjegjësitë
- Bashkërendimi i punëve me studiot e projektimit.
- Organizimi i ekipeve të montimit dhe ndjekja e punës së tyre.
- Kryerja e rakordimeve dhe bashkërendimi me departamentin financiar.
- Administrimi i projekteve dhe monitorimi i përparimit të tyre.
- Hartimi i planeve, organizimi dhe udhëheqja e projekteve nga nisja deri në përmbyllje.
- Evidentimi dhe zgjidhja e problemeve që shfaqen gjatë zbatimit të projekteve.
- Hartimi i raporteve për përparimin dhe gjendjen e projekteve.
- Sigurimi i dorëzimit të projekteve sipas afateve dhe standardeve të caktuara.
Kërkesat për kandidatët
- Të paktën 3 vite përvojë në menaxhimin e projekteve.
- Aftësi organizimi dhe drejtimi në nivel shumë të mirë.
- Eksperiencë në bashkërendimin e ekipeve dhe proceseve të punës, si dhe aftësi për administrimin e afateve dhe zbatimin e projekteve.
- Qasje e përgjegjshme dhe profesionale, e shoqëruar me aftësi komunikimi.
Dokumentet e kërkuara