VEND I LIRË PUNE – BALKAN TRANS KOSOVA
BalkanTrans Kosova kërkon të punësojë një Koordinator i logjistikës.
Me mbi 30 vite përvojë pune dhe një pozicion udhëheqës në shërbimet e transportit dhe logjistikës, Balkan Trans ka hapur degën e saj në Prishtine dhe mirëpret entuziastë për vendin e lirë të punës.
- Pozita e hapur: Koordinator i logjistikës (Logistics Coordinator).
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:
- Bashkërendimi i punës me linjat detare, transportuesit dhe agjentët.
- Hartimi dhe verifikimi i dokumenteve të transportit.
- Monitorimi i dërgesave gjatë gjithë rrugës, nga nisja deri në destinacion.
- Regjistrimi i evidencave operative në sistem.
- Bashkëpunimi me departamentet e shitjes dhe financave.
- Administrimi i portofolit aktual të klientëve.
- Hartimi i ofertave dhe dërgimi i tyre.
- Përmbushja e objektivave mujore dhe vjetore.
- Prania në takimet me klientët.
Kërkesat dhe kualifikimet profesionale:
- Aftësi organizative dhe përpikëri gjatë punës.
- Zotërim i aftësive të mira në administrim.
- Njohje e Microsoft Office.
- Zotërim i njohurive të gjuhës angleze.
- Posedimi i patentës së shoferit përbën përparësi.
- Kandidatët me përvojë në role të ngjashme kanë përparësi.
Përfitimet që ofron Balkan Trans Kosova:
- Mjedis pune me standarde profesionale.
- Mundësi për zhvillim dhe përparim profesional.
- Pagesë konkurruese.
- Shpërblime të lidhura me performancën.
Orari i punës
Puna zhvillohet në orarin 08:00 - 16:00, gjatë ditëve Hëne – Premte.
Dokumentet e kërkuara