Transport & LogjistikePrizren5 ditë më parëFull Time
Mundësi punësimi për Koordinator i importit
AutoPjesë PARTNER ka më shumë se 20 vitesh aktivitet. Kompania numëron 29 filiale dhe mbi 150 kolegë dhe është e vetmja në rajon që është e pranishme në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Gama jonë përfshin pjesë këmbimi, vajra, bateri dhe karroceri për të gjitha llojet e makinave, krahas veglave të punës. Gjithashtu, përfaqësojmë ekskluzivisht shumë brende premium.
Trajnimet dhe njohuritë teknike të ofruara brenda kompanisë e bëjnë këtë pozitë të përshtatshme edhe për profesionistë të fushave të tjera që synojnë të zhvillohen në sektorin e blerjes.
Kompania jonë është ndër liderët rajonalë në përdorimin e sistemeve për organizimin dhe menaxhimin e artikujve dhe blerjeve, të cilat lehtësojnë ndjeshëm proceset e blerjes dhe importit.
Kushtet e punës që ofrojmë janë mbi standardin e tregut dhe përfshijnë:
Pagesë fikse të shoqëruar me bonuse tërheqëse.
Mbulim shëndetësor privat 24/7.
Punë me orar standard.
Përgatitje të plotë përmes trajnimit dhe përkrahje të vazhdueshme.
Sisteme softuerike që ua lehtësojnë punën edhe fillestarëve.
Përgjegjësitë:
Hartimi i dokumentacionit për furnizimet.
Organizimi i transportit dhe përcjellja e ecurisë së dërgesave.
Bashkëpunimi me shpediterët lidhur me procedurat doganore.
Bashkërendimi i punës brenda ekipit të blerjes.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
Vullnet për të mësuar dhe për të fituar aftësi të reja.
Studime universitare të përfunduara me sukses.
Zotërim i Excel-it në nivel mesatar.
Zotësi të mira në organizim dhe komunikim.
Aftësi për bashkëpunim në ekip.
Pozita Koordinator i importit ofrohet në PRIZREN.
Orari i punës është standard.
Paga është mbi mesataren dhe përcaktohet sipas përvojës.
Ofrohet mbulim me sigurim shëndetësor 24/7.
Ofrohen zyrë moderne dhe transport i garantuar nga kompania.