Përshkrimi
Natyral ATC po kërkon të shtojë në ekip një Kontrollor/e Cilësie në Durrës.
Natyral & ATC, e krijuar në vitin 1992, ka ndërtuar një përvojë të gjatë në prodhimin dhe tregtimin e erëzave dhe çajrave. Produktet e saj gjenden aktualisht në pothuajse të gjitha supermarketet dhe rrjetet e supermarketeve në Shqipëri dhe Kosovë, si edhe në farmaci, hotele, bare dhe restorante me linjën e çajrave.
Detyrat
- Mbikëqyr cilësinë e produkteve ushqimore të gatshme dhe të lëndëve të para, në përputhje me standardin ISO 22000:2018, HACCP, standardin organik të Bashkimit Europian, standardin Kosher dhe rregulloret e brendshme të kompanisë.
- Drejton kontrollin e cilësisë për prodhimin përfundimtar, kufijtë e pranueshëm të cilësisë dhe standardet e higjienës, si edhe siguron kryerjen e analizave të produkteve nga laboratori i kompanisë dhe laboratorë të akredituar.
- Garanton që produktet përfundimtare të jenë në përputhje me standardet përkatëse.
Kualifikimet
- Preferohet arsim në Kimi ushqimore ose në degë të ngjashme; përvoja e mëparshme konsiderohet avantazh.
- Kërkohen aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese me stafin dhe palët e treta.
- Nevojiten korrektësi, seriozitet, përkushtim dhe efikasitet në punë.
- Kërkohet patentë e klasit B.
- Njohja e gjuhëve të huaja vlerësohet si avantazh.
Ofrohet
- Pagë mbi nivelin e tregut.