EAGLE SHIPPING SHPK
Si kompani udhëheqëse në transport dhe logjistikë, me mbi 10 vite përvojë, fton të rinj të motivuar për t’iu bashkuar ekipit në pozitën e mëposhtme.
Kontabilist/e i/e Certifikuar
Kandidati/ja ideal/e duhet të ketë 3–5 vite përvojë në kontabilitet; përvoja në logjistikë, transport ose industri të përafërta konsiderohet avantazh.
Detyrat kryesore:
- Të administrojë dhe mbajë kontabilitetin e plotë të kompanisë.
- Të regjistrojë dhe verifikojë faturat hyrëse e dalëse.
- Të evidentojë dhe kontrollojë të hyrat dhe shpenzimet që lidhen me transportin/logjistikën.
- Të harmonizojë llogaritë bankare, arkën, klientët dhe furnitorët.
- Të ndjekë arkëtimet dhe pagesat.
- Të mbikëqyrë shpenzimet operative dhe dokumentacionin përkatës.
- Të hartojë deklarimet tatimore dhe të sigurojë përmbushjen e obligimeve ndaj ATK-së.
- Të përgatisë pagat, kontributet dhe obligimet e tjera për punëtorët.
- Të përpilojë pasqyrat financiare dhe raportet periodike për menaxhmentin.
- Të monitorojë obligimet e klientëve dhe furnitorëve.
- Të përgatisë dokumentacionin për auditime dhe kontrolle tatimore.
- Të bashkëpunojë me departamentet operative, të shitjes dhe menaxhmentin.
- Të verifikojë saktësinë e të dhënave financiare dhe të zbulojë mospërputhjet (cost-control).
- Të respektojë afatet e raportimit financiar dhe tatimor.
Kualifikimet
- Certifikim profesional si Kontabilist/e i/e Certifikuar.
- Diplomë universitare në Kontabilitet, Financë, Ekonomi apo fushë të ngjashme.
- 3–5 vite përvojë pune relevante.
- Përvoja në logjistikë, transport ose freight forwarding është përparësi.
- Njohuri të mira të legjislacionit tatimor dhe të procedurave të ATK-së.
- Njohuri solide për përgatitjen e pasqyrave financiare dhe raporteve për menaxhmentin.
- Aftësi të avancuara në Microsoft Excel.
- Eksperiencë me programe të kontabilitetit dhe/ose sisteme ERP.
- Njohja e gjuhës angleze vlerësohet si avantazh.
Aftësitë personale
- Precizitet dhe kujdes i lartë për hollësitë.
- Integritet dhe etikë në punë.
- Përgjegjshmëri dhe aftësi për t’iu përmbajtur afateve.
- Shkathtësi të mira analitike dhe organizative.
- Aftësi për punë individuale dhe në ekip.
- Komunikim profesional dhe bashkëpunim efektiv me kolegët.
- Aftësi për ruajtjen e konfidencialitetit të informacionit financiar.
Oferta jonë
- Pagë konkurruese, e përcaktuar sipas përvojës dhe kualifikimeve.
- Mjedis pune profesional dhe dinamik.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe përparim në karrierë.
- Kontratë pune me kushte të favorshme.
- Punë me një ekip profesional në fushën e logjistikës dhe transportit.
Orari i punës
08:00 - 16:00
Hëne - Premte
Ekipit tonë mund t’i bashkoheni në zyrat në Fushë Kosovë, me mundësi të pakufizuara.
EAGLE SHIPPING SHPK
Adresa: Rr. Pajazit Islami, Fushë Kosovë, 12000 Republika e Kosovës
Për intervistë do të ftohen vetëm kandidatët që i përmbushin kriteret e kërkuara.