Përshkrimi
MOBILERI ZEQIRI është në kërkim të një KONSULENTE SHITJEJE.
Ekipi i showroom-it dëshiron të shtojë një vajzë dinamike, të motivuar dhe me komunikim të mirë.
Çfarë kërkohet:
- Të ketë aftësi shumë të mira për komunikim me klientët
- Të paraqitet dhe të sillet në mënyrë profesionale
- Të tregojë përgjegjësi dhe korrektësi në punë
- Të ketë vullnet për të mësuar dhe për t'u zhvilluar në fushën e shitjes
- Të përdorë në nivel bazë telefonin dhe kompjuterin
- Përvoja në shitje vlerësohet si përparësi, por nuk është e domosdoshme
Çfarë ofrohet:
- Pagë fikse dhe bonus në varësi të rezultateve
- Trajnim lidhur me produktet dhe mënyrën e shitjes
- Mjedis pune profesional dhe korrekt
- Hapësirë për zhvillim profesional dhe rritje financiare
Vendndodhja: Elbasan
Kompania synon të gjejë jo vetëm një punonjëse, por një person që dëshiron të ecë përpara dhe të zhvillohet së bashku me ekipin.