Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting është në kërkim të një punonjësi për rolin Konsulent Showroomi.
Detyrat kryesore
- Të mirëpresë klientët dhe t’u ofrojë asistencë gjatë vizitës së tyre në showroom.
- T’u paraqesë klientëve produktet, veçoritë e tyre dhe alternativat që janë në dispozicion.
- T’i udhëzojë klientët në përzgjedhjen e produkteve që përputhen me nevojat dhe buxhetin e tyre.
- Të hartojë oferta dhe të ndjekë kërkesat e klientëve deri në përfundimin e shitjes.
- Të punojë për përmbushjen e objektivave të shitjes dhe të ndërtojë marrëdhënie afatgjata me klientët.
- Të bashkërendojë porositë dhe të punojë me kolegët për përmbushjen e tyre.
- Të mbajë të organizuar showroom-in dhe të kujdeset për mënyrën e ekspozimit të produkteve.
Kualifikimet e kërkuara
- Përvoja në shitje apo në role të ngjashme vlerësohet si përparësi.
- Njohja e pllakave, pajisjeve hidrosanitare ose materialeve të ndërtimit konsiderohet përparësi.
- Të ketë aftësi të mira për të komunikuar, prezantuar dhe negociuar.
- Të jetë i orientuar drejt shitjes dhe përmbushjes së objektivave.
- Të tregojë përgjegjësi e korrektësi dhe të jetë i aftë të punojë në ekip.
- Të zotërojë njohuri bazë për përdorimin e kompjuterit.
- Për këtë rol parapëlqehet një kandidat mashkull.
Dokumentet e kërkuara