Kompania jonë e Haute Couture dëshiron të zgjerojë ekipin me 2 Modelistë / Konstruktorë Veshjesh.
Kërkesat
- Kërkohet të paktën 5–6 vite përvojë profesionale.
- Nevojitet përvojë e avancuar në Haute Couture dhe në realizimin e veshjeve të nuses.
- Kandidati duhet të dijë të zhvillojë modele për të gjitha llojet e fustaneve dhe për dizajne sipas porosisë.
- Kërkohet punë e mëparshme me teknikën draping, me pëlhura sateni, me korse të strukturuara dhe me konstruksion premium të veshjeve.
- Duhet të ketë njohuri për përpunimin e veshjeve me kristale dhe me elemente dekorative të realizuara me dorë.
- Vlerësohen kandidatë që tregojnë përgjegjësi, përpikëri ndaj hollësive dhe aftësi për të punuar sipas standardeve të larta.
Orari i punës
Orari është nga e hëna deri të shtunën, prej 08:00 deri në 16:30.
Të shtunat punohen me alternim: njëra të shtunë është ditë pune, ndërsa e shtuna në vijim është pushim.