KOMERCIALIST / SALES REPRESENTATIVE – POS & DIGITAL SOLUTIONS
SD IT Services është kompani e teknologjisë që u sjell bizneseve zgjidhje bashkëkohore, duke përfshirë POS sisteme, online ordering, aplikacione, QR solutions, website, delivery integrations si dhe shërbime të tjera digjitale.
Për shkak të zgjerimit të ekipit në Kosovë, kompania kërkon një Komercialist / Sales Representative me motivim, aftësi komunikimi dhe fokus në rezultate.
Detyrat kryesore
- Gjetja dhe kontaktimi i bizneseve.
- Kryerja e vizitave në terren dhe zhvillimi i takimeve me pronarë e menaxherë.
- Paraqitja dhe demonstrimi i produkteve dhe zgjidhjeve të kompanisë.
- Vlerësimi i nevojave të klientëve dhe sugjerimi i zgjidhjes së duhur.
- Hartimi dhe prezantimi i ofertave.
- Përcjellja e klientëve potencialë dhe administrimi i ciklit të shitjes, nga kontakti i parë deri te përmbyllja e marrëveshjes.
- Krijimi dhe ruajtja e raporteve afatgjata me klientët.
- Përmbushja e objektivave mujore dhe individuale të shitjes.
- Raportimi i aktiviteteve dhe rezultateve të shitjes.
- Bashkërendimi me ekipet teknike dhe operative për të garantuar përvojë të mirë për klientët.
Kërkesat
- Përvoja në shitje, tele-sales, business development ose në role të ngjashme është e preferuar.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negociimi.
- Siguri në komunikimin me pronarë dhe menaxherë.
- Qasje e orientuar drejt rezultateve dhe shitjes.
- Aftësi për punë të pavarur, por edhe në kuadër të ekipit.
- Gatishmëri për angazhim në terren dhe vizita te klientët.
- Njohuritë bazë për teknologji dhe produkte software janë të preferuara.
- Patenta e shoferit është e preferuar.
- Përvoja me POS systems, restaurants, retail, hospitality ose software sales është avantazh i madh.
Çfarë ofrojmë?
Për kë është kjo pozitë?
Ky rol u përshtatet personave që komunikojnë mirë, kanë energji, nuk hezitojnë të kontaktojnë klientë dhe synojnë të ndërtojnë karrierë në shitje dhe teknologji.
Nuk kërkohet të jeni ekspert i teknologjisë. Kompania ofron trajnim për produktet e saj. Kërkohet aftësia për komunikim, krijim besimi dhe shitje.
Lokacioni