KONKURS PUNE
DSG HOLDING LLC po e zgjerojnë veprimtarinë dhe ekipin e shitjes në fushën e pijeve alkoolike dhe joalkoolike, andaj kanë hapur konkurs për pozitën e Komercialistit në Gjilan, Ferizaj, Kamenicë dhe Elez Han.
Kompania synon të angazhojë kandidatë energjikë, me aftësi të mira komunikimi dhe fokus në arritjen e rezultateve, të cilët janë të gatshëm të rriten profesionalisht dhe të japin kontribut në zhvillimin e mëtejshëm të biznesit.
Përgjegjësitë
- Të mbajnë kontakte dhe vizita të vazhdueshme me klientët.
- Të prezantojnë asortimentin dhe të realizojnë shitjen e produkteve.
- Të kujdesen për zhvillimin e klientëve aktualë dhe për identifikimin e klientëve të rinj.
- Të përmbushin objektivat mujore të përcaktuara për shitje.
- Të sigurojnë paraqitjen dhe praninë e duhur të produkteve në pikat e shitjes.
- Të raportojnë në mënyrë të rregullt për aktivitetet dhe rezultatet e arritura.
Kërkesat
- Të kenë të paktën arsim të mesëm.
- Të posedojnë shkathtësi të mira në komunikim dhe negocim.
- Përvoja në shitje ose distribuim në FMCG, PIJE, vlerësohet si përparësi.
- Të jenë të gatshëm për punë në terren dhe për bashkëpunim në ekip.
- Të kenë patentë shoferi të kategorisë B.
Çfarë ofrojmë
- Skemë stimuluese bonusash në bazë të performancës dhe përmbushjes së objektivave.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në kuadër të kompanisë.
- Trajnime të vazhdueshme dhe përkrahje nga ekipi.
- Mjedis pune profesional dhe me dinamikë.
- Mundësi për të kontribuar në rritjen dhe zgjerimin e kompanisë dhe të brendeve të saj.