
Neptun shpk njihet si një nga kompanitë kryesore të shitjes me pakicë në fushën e elektronikës së konsumit dhe pajisjeve elektroshtëpiake, si pjesë e BALFIN Group. Që prej krijimit të saj në vitin 1993, kompania ka ndërtuar bashkëpunime afatgjata me marka të njohura ndërkombëtare të teknologjisë dhe u ofron klientëve më shumë se 7,500 produkte si rishitës i autorizuar. Krahas 30 dyqaneve fizike, Neptun ka qenë ndër kompanitë e para në tregtinë elektronike në Shqipëri. Aktiviteti i saj shtrihet edhe në Maqedoninë e Veriut, ku operon që nga viti 1998, si edhe në Kosovë, ku është e pranishme që nga viti 2007.
BALFIN Group përfaqëson një ndër grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I krijuar në vitin 1993, grupi ushtron veprimtarinë e tij në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij përfshin fusha të ndryshme si bankingu, zhvillimi i pasurive të paluajtshme, tregtia me shumicë dhe pakicë, menaxhimi i aseteve, turizmi, logjistika, arsimi dhe argëtimi.
Me rreth 5,500 profesionistë në ekip, BALFIN Group vijon të zgjerohet në mënyrë të qëndrueshme, duke u mbështetur në etikë të fortë biznesi, stabilitet financiar, inovacion dhe përkushtim afatgjatë ndaj ndikimit në komunitet nëpërmjet Fondacionit Mane.
Pozicioni i hapur është Këshillues Klienti, Neptun Profarma në departamentin Retail, me vendndodhje në Tiranë. Qëllimi kryesor i këtij roli është ofrimi i një shërbimi të shkëlqyer për klientët dhe krijimi i një përvoje pozitive gjatë blerjes.