
Neptun shpk është kompania kryesore në shitjen me pakicë të elektronikës së konsumit dhe pajisjeve elektroshtëpiake, pjesë e Grupit BALFIN. E themeluar në vitin 1993, kompania ka ndërtuar bashkëpunime afatgjata me marka të njohura ndërkombëtare të teknologjisë dhe u ofron klientëve mbi 7,500 produkte si rishitës i autorizuar. Krahas 30 dyqaneve fizike, Neptun ka qenë ndër pionierët e tregtisë elektronike në Shqipëri. Kompania operon gjithashtu në Maqedoninë e Veriut që nga viti 1998 dhe në Kosovë që nga viti 2007.
Grupi BALFIN renditet ndër grupet më të mëdha të investimeve në Ballkanin Perëndimor, duke bashkuar standardet ndërkombëtare me njohurinë vendase. I krijuar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, grupi është sot i pranishëm në 11 shtete: Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN vepron në fusha të ndryshme si pasuritë e paluajtshme, tregtia me shumicë dhe pakicë, sistemi bankar, menaxhimi i aseteve, turizmi, arsimi dhe logjistika, dhe ka mbi 5000 punonjës. Sipas të dhënave të vitit 2023, asetet totale të Grupit, përfshirë institucionin financiar, arrijnë në 2.2 miliardë euro.
Pozicioni: Këshillues Klienti Neptun Don Bosko
Departmenti: Retail
Vendodhja: Tiranë
Qëllimi i Pozicionit: Roli kryesor i një Këshilluesi Klienti është të ofrojë shërbim të shkëlqyer për klientët dhe të kujdeset për hapësirën që administron.
Kushtet e punës përfshijnë një paketë përfitimesh tërheqëse, me pagë të drejtë të përcaktuar mbi bazën e meritës dhe vlerësimit të performancës.