Përshkrimi
Rrjeti i marketeve dhe hipermarketeve SPAR e ka nisur veprimtarinë e tij në një market në Holandë në vitin 1932 dhe sot është i shtrirë me mbi 13,300 njësi në 48 vende të botës. Që prej 20 Qershor 2016, SPAR Albania ushtron aktivitet edhe në Shqipëri, duke ofruar cilësi dhe risi përmes një asortimenti prej 40.000 produktesh, çka ka sjellë një standard të ri në tregun vendas. Me 118 markete dhe 6 hipermarkete, SPAR pozicionohet ndër emrat kryesorë në këtë kategori.
Përmbledhja e pozicionit:
Ky rol përqendrohet në administrimin e sektorit sipas politikave të përgjithshme të kompanisë. Synimi kryesor i pozicionit është të garantohet një shërbim i shpejtë dhe efikas për klientët, duke mbajtur në gjendje të rregullt hapësirën që mbulohet nga kjo përgjegjësi.
Pozicioni: Shitëse, Sistemues/e & Kasier/e QTU.
Departamenti: Departamenti Operacional
Vendodhja: Vlore.
Detyrat
- Pret klientët dhe bashkëvepron me ta duke ruajtur standarde të larta etike dhe profesionale.
- Verifikon që çdo produkt të skanohet saktë.
- Kontrollon secilin artikull që kalon në kasë.
- I komunikon klientit çmimin dhe realizon të gjitha format e pagesës sipas procedurave standarde, në përputhje me kërkesën e tij.
- Mban nën kujdes gjendjen e parave në kasë.
- U tregon dhe u jep ndihmë klientëve për të gjetur produktet specifike, si edhe i informon për ofertat më të fundit.
- Mban të sistemuar ambientin e punës dhe siguron furnizimet e nevojshme për vijimin e punës.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm ose të lartë.
- Të ketë përvojë në një pozicion të ngjashëm.
- Të ketë aftësi të mira në përdorimin e paketës Microsoft Office.
- Njohja e mirë e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.
- Të jetë i/e aftë për të bashkëpunuar në skuadër.
- Të dijë të përdorë të gjitha pajisjet që nevojiten për realizimin e detyrave të punës.
- Të ketë komunikim të mirë me partnerë dhe klientë.
- Të jetë në gjendje t’i ofrojë klientit shërbim efikas në situata të ndryshme pune.