Përshkrimi
Regency Casino Tirana po kërkon të zgjerojë stafin me një Kamariere.
Paga 80.000 Lek + Bonuse
Detyrat
- Të ofrojë shërbim për klientët në bar ose në restorant.
- Të mirëpresë klientët, t’u lërë kohën e nevojshme për t’u njohur me menunë dhe më pas të marrë porosinë.
- Të kujdeset që hapësira e punës të jetë gjithmonë e pastër.
- Të veprojë sipas kodit etik dhe të respektojë standardet e sjelljes në punë.
- Të ketë përvojë pune në Bar/Restorante.
Kualifikimet
- Të zotërojë aftësi të mira komunikimi me klientët, vizitorët, manaxherin dhe pjesën tjetër të stafit.
- Të jetë në gjendje të organizojë dhe të menaxhojë punën me ekuilibër.
- Të paraqitet mirë.
- Të mund të punojë si në ekip, ashtu edhe në mënyrë të pavarur.
- Mosha 21-35 vjeçe.
- Të jetë korrekte në punë, bashkëpunuese dhe komunikuese me kolegët dhe klientët.
Çfarë ofrohet tjetër
- Ofron kushte shumë të mira pune.