KONKURS PËR VENDE TË LIRA PUNE
FLY INN LLC – RESTAURANT Cloud
Vendi i punës: Vragoli, Fushë Kosovë
Kompania: Fly Inn LLC
Fly Inn LLC, hotel dhe restaurant me standarde moderne, ka hapur vend të lirë pune për pozitën e kamarierit/es.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Pritja e mysafirëve dhe ofrimi i shërbimit në mënyrë profesionale.
- Marrja e porosive për ushqim dhe pije, si dhe evidentimi i tyre.
- Shërbimi i pijeve dhe ushqimeve duke respektuar standardet e restaurantit.
- Rregullimi dhe mirëmbajtja e tavolinave, si edhe e hapësirës së restaurantit.
- Kujdesi për pastërtinë dhe rendin në zonën ku zhvillohet shërbimi.
- Komunikim i saktë dhe profesional me mysafirët.
- Bashkërendim i punës me kuzhinën, barin dhe pjesën tjetër të stafit.
- Angazhim që çdo mysafir të ketë përvojën më të mirë të mundshme gjatë qëndrimit në restaurant.
- Zbatim i procedurave dhe standardeve të punës të Fly Inn.
- Kryerje e detyrave të tjera që ndërlidhen me pozitën dhe funksionimin e restaurantit.
Kriteret dhe kualifikimet:
- Përvoja e mëparshme në pozitën e kamarierit/es konsiderohet avantazh.
- Shkathtësi të mira në komunikim dhe sjellje profesionale.
- Përkushtim në punë dhe orientim të qartë drejt shërbimit për klientin.
- Aftësi për punë të përbashkët me ekipin.
- Gatishmëri për të punuar me ndërrime.
- Saktësi, përgjegjësi dhe korrektësi gjatë punës.
- Njohja e gjuhës angleze llogaritet si përparësi.
- Përvoja në hoteleri ose restorante vlerësohet si përparësi.
Kushtet e punës:
- Orari: 40 orë në javë.
- Pushim: 2 ditë pushim gjatë javës, sipas orarit të punës.
- Angazhimi organizohet me ndërrime, varësisht nga nevojat operative të restaurantit.
- Ofrohet pagë konkurruese, në varësi të përvojës dhe aftësive të kandidatit.
- Ka mundësi për zhvillim profesional dhe ngritje brenda kompanisë.
- Puna zhvillohet në një ambient profesional dhe modern.
Dokumentet e kërkuara:
Lokacioni i punës:
Fly Inn LLC – Vragoli, Fushë Kosovë