Fast Food & Pizzeria 004 ka hapur konkurs për 6 pozita pune.
Pozitat e lira
- 2 vende për Kamarier/e
- 1 vend për Skarist/e
- 1 vend për Enëlarëse
- 2 vende për Ndihmës kamarier
Orari i punës
- Pozitat për Kamarier/e, Skarist/e dhe Enëlarëse janë me orar të plotë.
- Pozitat për Ndihmës kamarier janë me gjysmë orari, përkatësisht 4 orë pune.
Kushtet e ofruara
Paga është mbi mesataren e tregut. E diela është ditë pushimi, ndërsa ofrohet edhe pushim veror dhe dimëror prej 6 ditësh pune.