Përshkrimi
Maritim Hotel Plaza Tirana ka hapur vende pune në Departamentin e Ushqimit dhe Pijes për rolin e kamarierit/es në bar dhe restorant.
Kjo mundësi i përshtatet kandidatëve që e ushtrojnë me pasion këtë profesion, e vendosin klientin në qendër të shërbimit, tregojnë kujdes ndaj hollësive dhe bashkëpunojnë mirë me ekipin.
Detyrat
- Të ofroni shërbim me standard të lartë.
- Të mbani përgjegjësi për përvojën dhe kënaqësinë e klientëve përmes shërbimit që jepni.
- Të keni njohuri të plota për produktet e menusë.
- Të paraqisni në mënyrë profesionale produktet dhe shërbimet e disponueshme, duke kontribuar edhe në rritjen e shitjeve.
Kualifikimet
- Të keni të paktën 2-3 vite përvojë në fushën e shërbimit në bar dhe restorant.
- Të zotëroni mirë gjuhën Angleze në komunikim verbal, si kërkesë e detyrueshme.
- Njohja e një gjuhe të dytë konsiderohet avantazh.