Përshkrimi
Agikons sh.p.k është një kompani ndërtimi me 30 vite përvojë në treg dhe me vlerësim ndërkombëtar për standardin e lartë të ndërtimit. Kompania e konsideron stafin forcën e saj kryesore, duke synuar të krijojë një ambient mikpritës ku kontributi, puna dhe përvoja e secilit punonjës çmohen. Në Agikons shpk, avancimi në detyrë dhe vlerësimi bazohen në rezultatet e arritura në punë.
Në kuadër të zgjerimit të veprimtarisë, Agikons kërkon të punësojë Jurist/e.
Detyrat
- Përgatit kontrata dhe marrëveshje të ndryshme mes kompanisë, klientëve, furnitorëve dhe palëve të tjera.
- Ndjek procedurat administrative, përfshirë pajisjen me leje ndërtimi e shfrytëzimi, hipotekimin e pallateve dhe rezidencave, verifikimet hipotekore të pronave si edhe procedurat e tjera të nevojshme për realizimin e një objekti ndërtimor.
- Përfaqëson kompaninë pranë institucioneve administrative, administron procedurat ligjore, ankimimet, prapsimet dhe komunikimin zyrtar me autoritetet shtetërore për çështjet juridike të veprimtarisë së shoqërisë.
- Përfaqëson shoqëritë e grupit në çështje gjyqësore, duke përfshirë hartimin e padive dhe ankimimeve, si edhe zhvillimin e negociatave.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet e larta në Drejtësi.
- Të disponojë të paktën 5 vite përvojë pune si Jurist/e.
- Të ketë përvojë në trajtimin e çështjeve gjyqësore.
- Të përdorë shumë mirë ''Paketën Office''.
- Të ketë aftësi të shkëlqyera për formulimin e qartë të mendimit juridik dhe për hartimin e tij sipas formateve të kërkuara.
- Të komunikojë dhe prezantojë shumë mirë, si edhe të bashkëpunojë në ekip.
- Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe të sistemit online E–Albania.