Përshkrimi
PESPA ALUMIN SH.P.K. po zgjeron ekipin dhe kërkon Jurist/e, duke mirëpritur kandidatë si me përvojë ashtu edhe pa përvojë. Pozicioni është i përshtatshëm për persona që duan ta ndërtojnë dhe zhvillojnë karrierën në një mjedis profesional.
Vendndodhja: Durrës – Përballë Gjykatës së Apelit, Shkozet Durres.
Detyrat
- Përpilimi dhe rishikimi i kontratave, si edhe i marrëveshjeve të kompanisë.
- Dhënia e këshillimit juridik për çështje të ndryshme që lidhen me veprimtarinë e biznesit.
- Mbikëqyrja e dokumentacionit ligjor dhe atij administrativ.
- Administrimi i dokumenteve që lidhen me marrëdhëniet e punës.
- Ndjekja e proceseve ligjore dhe administrative të kompanisë.
- Koordinimi me departamentet e tjera për çështje me natyrë kontraktuale dhe juridike.
- Hartimi i shkresave, kërkesave dhe dokumentacionit zyrtar.
- Kujdesi që aktiviteti i kompanisë të jetë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Kualifikimet
- Diplomë në Drejtësi.
- Pranohen kandidatë me ose pa eksperiencë.
- Aftësi të mira në analizë dhe organizim.
- Ndjenjë përgjegjësie dhe gatishmëri për të mësuar.
Nese ke eksperiencë dhe integritet profesional dhe synon të angazhohesh në një kompani serioze me perspektivë afatgjatë, kjo është një mundësi për t’u bërë pjesë e ekipit ligjor të Pespa Alumin.