Përshkrimi
Hotel Rosa Blu po kërkon të angazhojë një Jurist me licencë Avokatie.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore dhe qëllimi i rolit:
- Siguron zhvillimin e rregullt të të gjitha proceseve juridike.
- Administron, ndjek dhe mban përgjegjësi për përgatitjen e dokumentacionit ligjor të dosjeve.
- Informon dhe mban të përditësuara zyrat lidhur me ndryshimet në legjislacion.
- Përpilon kontrata.
- Përgatit dokumentacionin dhe ndjek procedurat që i duhen kompanisë.
- Zhvillon korrespondencën me institucionet dhe personat juridikë.
Kualifikimet
- Duhet të ketë licencë avokatie.
- Kërkohet njohje e gjuhës angleze.
- Kandidati duhet të jetë mbi 30 vjeç.
- Duhet të ketë përfunduar Fakultetin Juridik.
- Nevojiten aftësi të mira organizative, edhe për përballimin e ngarkesave të larta në punë.
- Kërkohen aftësi të mira vlerësimi dhe ruajtje e konfidencialitetit në çështjet e punës.
- Duhet të jetë i/e aftë për negociim dhe për punë individuale ose në ekip.
- Kërkohet hartim i qartë dhe i saktë i dokumentacionit në mbrojtje të interesave të kompanisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.