StarBalkans kërkon të zgjerojë ekipin me një Junior Project Manager – Olympiads & Competitions, i cili do të mbështesë planifikimin, koordinimin dhe realizimin e olimpiadave dhe konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Pozicioni është i përshtatshëm për një kandidat të organizuar, komunikues dhe me iniciativë, i cili dëshiron të zhvillohet profesionalisht në menaxhimin e projekteve, organizimin e eventeve dhe koordinimin e programeve edukative.
Personi i përzgjedhur do të trajnohet mbi proceset dhe standardet e StarBalkans dhe do të marrë gradualisht përgjegjësi më të mëdha në menaxhimin e plotë të olimpiadave.
Tiranë
Full-time, On-site
Përgjegjësitë kryesore:
- Mbështet planifikimin dhe koordinimin e olimpiadave dhe konkurseve gjatë gjithë ciklit të tyre
- Menaxhon kalendarin, afatet dhe detyrat operative për çdo aktivitet
- Ndjek pagesat dhe koordinon të dhënat me administratën
- Përgatit dhe shpërndan informacionin për nxënësit, prindërit dhe shkollat
- Mbështet organizimin e pjesëmarrjes së delegacioneve shqiptare në finalet ndërkombëtare
- Komunikon me partnerët ndërkombëtarë dhe ndjek dokumentacionin, afatet dhe kërkesat përkatëse
- Koordinon informacionin dhe materialet me dizajnerin për promovimin e olimpiadave dhe aktiviteteve
Profili i kandidatit:
- Ka përfunduar studimet Bachelor ose Master në Administrim Biznesi, Menaxhim, Ekonomi, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Marketing, Edukim ose fusha të ngjashme
- Zotëron shumë mirë gjuhën angleze, minimumi niveli B2
- Ka vëmendje të lartë ndaj detajeve dhe saktësi në administrimin e të dhënave
- Përdor mirë Microsoft Office, Google Workspace dhe platformat digjitale
- Është i/e aftë të punojë nën presion gjatë periudhave intensive të aktiviteteve
- Pozicioni kërkon fleksibilitet dhe disponueshmëri të shtuar gjatë ditëve të zhvillimit të olimpiadave, eventeve dhe finaleve ndërkombëtare, të cilat në raste të caktuara mund të zhvillohen edhe jashtë orarit standard të punës
- Eksperienca e mëparshme në menaxhim projektesh, organizim eventesh, programe edukative, marrëdhënie me shkolla, customer service ose aktivitete rinore konsiderohet avantazh, por nuk është kusht
Çfarë ofrojmë:
- Trajnim të plotë mbi proceset e organizimit dhe menaxhimit të olimpiadave
- Përfshirje direkte në projekte dhe aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare
- Mundësi për të zhvilluar aftësi në project management, event coordination, stakeholder management dhe operations