Përshkrimi
ABI Construction po zgjeron ekipin e vet dhe ka hapur një vend pune për Drejtues Teknik.
Detyrat
- Të planifikojë dhe të mbikëqyrë punimet që zhvillohen në kantier.
- Të verifikojë zbatimin e projektit si edhe cilësinë e punëve të kryera.
- Të bashkërendojë punën mes stafit teknik, nënkontraktorëve dhe furnitorëve.
- Të ndjekë afatet dhe përparimin e proceseve të punës në terren.
- Të sigurojë respektimin e standardeve teknike dhe të rregullave të sigurisë.
Kualifikimet
- Të ketë diplomë në Inxhinieri Ndërtimi ose në një profil të ngjashëm.
- Të zotërojë përvojë në udhëheqjen dhe menaxhimin e kantiereve.
- Të ketë aftësi të mira organizative dhe drejtuese.
- Të njohë mirë dokumentacionin teknik dhe procedurat e ndërtimit.
Çfarë ofrojmë
- Mjedis pune profesional dhe serioz.
- Mundësi për zhvillim dhe ngritje në aspektin profesional.
- Bashkëpunim me perspektivë afatgjatë.
- Pagë konkurruese, e përshtatur me eksperiencën dhe kualifikimin.
ABI CONSTRUCTION SH.P.K.
Profesionalizëm • Përgjegjshmëri • Cilësi