Përshkrimi
Agikons sh.p.k vepron prej 30 vitesh në tregun e ndërtimit dhe njihet ndërkombëtarisht për standardin e lartë në realizimin e punimeve. Kompania e konsideron ekipin si vlerën e saj kryesore dhe synon të ofrojë një mjedis mikpritës, ku secili punonjës të ndihet i çmuar për kontributin dhe përvojën që sjell. Në Agikons sh.p.k, vlerësimi dhe avancimi në detyrë mbështeten te rezultatet në punë.
Në vazhdën e zgjerimit të aktivitetit, kompania është në kërkim të një kandidateje të kualifikuar për rolin "Inxhiniere Projektimi".
Detyrat
- Zhvillimi dhe përgatitja e projekteve teknike në fushën e ndërtimit.
- Hartimi i vizatimeve teknike dhe verifikimi i detajeve të projektit.
- Bashkërendimi i punës me arkitektë, inxhinierë, menaxherë dhe profesionistë të tjerë të përfshirë.
- Verifikimi që projekti të jetë në përputhje me normat, standardet dhe legjislacionin teknik në fuqi.
- Përpilimi i raporteve teknike.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë, në degën Inxhinieri ndërtimi.
- Të zotërojë mirë programin Autocad dhe të ketë njohuri për programet bazë të Office.
- Të ketë së paku 1 vit përvojë pune në projektim.
- Përvoja në zbatim do të konsiderohet përparësi.