Përshkrimi
ALMO Konstruksion Sh.p.k është një kompani që ushtron aktivitet në sektorin e ndërtimit në Shqipëri dhe vepron në treg që prej vitit 1996.
Për shkak të zgjerimit të stafit teknik, kompania po hap një vend pune për pozicionin Inxhinier/e Ndertimi Kantieri.
Detyrat
- Të planifikojë, bashkërendojë dhe monitorojë ecurinë e punimeve të përditshme në kantier.
- Të mbikëqyrë realizimin e punëve në përputhje me projektin, preventivin dhe kërkesat teknike.
- Të koordinojë angazhimin e punëtorëve, nënkontraktorëve dhe ekipeve të ndryshme që operojnë në kantier.
- Të verifikojë vazhdimësinë e punimeve dhe respektimin e standardeve teknike të kërkuara.
- Të kontrollojë materialet që përdoren në kantier dhe të konfirmojë sasitë përkatëse.
- Të kuptojë dhe të interpretojë projektet, vizatimet teknike dhe detajet e zbatimit.
- Të identifikojë dhe të raportojë çështjet teknike që paraqiten gjatë zhvillimit të punimeve.
- Të administrojë dhe të përditësojë dokumentacionin, si edhe raportet e punëve të realizuara në kantier.
- Të ndjekë afatet e vendosura dhe të ndërmarrë masat e nevojshme që punimet të përfundojnë sipas planit.
- Të tregojë aftësi të mira në organizim dhe koordinim.
- Të punojë në përputhje me objektivat dhe synimet e kompanisë.
- Të mbajë të mbrojtur informacionin dhe dokumentacionin e kompanisë.
Kualifikimet
- Të ketë diplomë nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.
- Të njohë mirë programin AUTOCAD dhe të ketë njohuri për Paketën Office.
- Të jetë i/e aftë të menaxhojë projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që lidhen me projekte ndërtimi infrastrukturore dhe civile.
- Të zotërojë aftësi për të paraqitur në mënyrë efikase problematikat, si edhe të ketë komunikim shumë të mirë verbal e me shkrim dhe aftësi në përgatitjen e raporteve.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, menaxhimi dhe organizimi.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë mbi 3 vjet përvojë pune.