Përshkrimi
Kompania po kërkon të angazhojë një Inxhinier/e Ndërtimi për Infrastrukturë Rrugore në zyrë. Pozicioni është i vendosur në Rajonin Tiranë.
Detyrat
- Hartimi dhe verifikimi i planeve të punës për projektet rrugore.
- Sigurimi që projektet të përputhen me standardet teknike përkatëse.
- Koordinimi i punës me inxhinierë të tjerë dhe me autoritetet lokale.
- Aftësi të mira në komunikim dhe në organizimin e punës.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi me profil Infrastrukturë/Transport.
- Mbi 5 vite përvojë pune në zbatim në fushën e Ndërtimeve të Infrastrukturës Rrugore.
- Eksperiencë në përgatitjen e raporteve, relacioneve, situacioneve të punimeve, librezave të masave, preventivit, rishikimit të projektit, hartimit grafik të punimeve, analizës së kostos etj.
- Njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve inxhinierike si Autocad, Paketa Office etj.
- Përparësi përbën përvoja në zbatimin e kontratave për punë publike në infrastrukturë, si edhe njohja e mirë e gjuhës angleze.
- Kandidati duhet të jetë në moshën 25 vjeç e lart.