Ndertimtari & InxhinieriTiranë1 javë më parëFull Time
Përmbledhja e pozicionit
Geci SHPK kërkon të punësojë Inxhinier/e Ndertimi Infrastrukture rrugore ne Zbatim. Pozicioni është në Rajoni Tirane.
Përgjegjësitë
Të përgatisë dhe të monitorojë grafikun e punimeve në përputhje me projektin dhe planin e organizimit.
Të hartojë dhe të verifikojë dokumentacionin tekniko-ligjor të objektit, përfshirë ditarin e objektit, procesverbalet, librezat e masave, preventivin, situacionet dhe dokumente të tjera përkatëse.
Të garantojë që punimet të realizohen sipas politikave të kompanisë.
Të marrë në dorëzim punimet e zbatuara dhe të zhvillojë inspektime të rregullta.
Të hartojë raporte ditore dhe javore mbi ecurinë e punimeve dhe problematikat përkatëse.
Kërkesat për kualifikim
Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë në Inxhinieri Ndërtimi, me profil Infrastrukturë/Transport.
Të ketë mbi 5 vite përvojë pune në zbatimin e ndërtimeve të infrastrukturës rrugore.
Të ketë përvojë në hartimin e raporteve, relacioneve, situacioneve të punimeve, librezave të masave, preventivëve dhe dokumenteve të tjera përkatëse.
Të zotërojë shumë mirë programet inxhinierike, si Autocad, si edhe Paketa Office dhe programe të tjera përkatëse.
Përparësi përbëjnë përvoja në zbatimin e kontratave për punë publike në infrastrukturë dhe zotërimi i mirë i gjuhës angleze.
Për secilin nga kriteret e renditura më sipër kërkohen referenca përkatëse, të shoqëruara me numra kontakti.