Përshkrimi
ARMAAR GROUP është një grup kompanish që operon kryesisht në fushën e ndërtimit, por ka prezencë të gjerë edhe në energji të rinovueshme, menaxhim, investime dhe real estate. I themeluar në vitin 2008, grupi përfshin kompani të njohura si “Arlis Ndërtim” dhe “Ideal Construction”, si edhe projekte ambicioze si “Eyes of Tirana” dhe “Square 21”. Kompania vijon të zgjerohet dhe synon të kontribuojë në zhvillimin ekonomik e social të komunitetit. Në kuadër të rritjes së vazhdueshme të projekteve dhe stafit profesional, është hapur vendi vakant për Inxhinier/e Kostoist.
Pozicioni: Inxhinier/e Kostoist/Preventivues
Departamenti: Teknik
Vendodhja: Eyes of Tirana
Përmbledhja e pozicionit:
Ky rol mban përgjegjësi kryesore për ndjekjen e kostos totale të objekteve në bashkëpunim me departamentin përkatës, departamentin teknik dhe financën, si edhe për hartimin e preventivave dhe përcaktimin e çmimeve për zërat përkatës, përfshirë edhe punimet shtesë të mundshme gjatë zbatimit të objektit.
Detyrat
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgatit situacionet mujore, librezën e masave dhe analizën e çmimeve, duke përfshirë edhe kontrollin e situacioneve të nënkontraktorëve dhe përgatitjen e situacionit përmbledhës të objekteve, në bashkëpunim me drejtuesit e kantiereve.
- Bën zbërthimin në sasi dhe në vlerë të punimeve të situacionuara.
- Analizon preventivat dhe nxjerr normat e punës.
- Monitoron ecurinë e punimeve në raport me grafikun.
- Ndjek në mënyrë periodike koston gjatë fazës së ndërtimit së bashku me drejtuesin e kantierit, drejtorin ekzekutiv dhe departamentin e financës.
- Kryen rakordime mujore ose javore, sipas kërkesës, me Departamentin e Financës për inventarët, gjendjen e magazinës dhe shkarkimin e materialeve.
- Përgatit analiza teknike për zërat e punës duke u mbështetur në çmimet e materialeve.
- Përcakton normat e punës dhe llogarit kostot e materialeve.
- Rishikon periodikisht legjislacionin dhe botimet në Fletoren Zyrtare lidhur me kostot e ndërtimit dhe procedurat e kontrollit tatimor, me asistencën e Departamentit të Financës kur është e nevojshme.
- Harton preventivat me çmimet përkatëse për zërat e punimeve që realizohen nga vetë kompania.
- Kontrollon preventivat dhe çmimet përkatëse të projekteve të ndryshme që vijnë nga bashkëpunëtorët.
- Raporton në mënyrë periodike mbi koston.
- Kryen verifikim të tregut për çmimet e ofruara nga kontraktorët dhe nënkontraktorët në bashkëpunim me departamentin e prokurimeve, me qëllim mbështetjen e negociatave për përcaktimin e çmimeve në preventiv.
- Në bazë të informacionit të mbledhur, krijon librin e normave të kantierit dhe e përditëson vazhdimisht deri në mbylljen e kantierit.
- Ofron asistencë në përgatitjen e buxhetit mujor, vjetor ose të përgjithshëm të një projekti.
- Kryen kontroll fizik mujor të inventarëve për materialet e ndërtimit.
- Harton ose asiston në përgatitjen e preventivave dhe situacioneve për punimet shtesë të klientëve, rimbursimet dhe rakordimet përfundimtare.
- Merr përsipër edhe detyra të tjera që mund të kërkohen.
Kualifikimet
Edukumi dhe Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet universitare në Inxhinieri Ndërtimi, me preferencë për profilin Strukturë.
- Të ketë më shumë se 7 vite eksperiencë si inxhinier ndërtimi dhe mbi 4 vite përvojë si preventivues ose kontrollues kostosh, me përparësi në ndërtimet civile.
- Të jetë i përditësuar me çmimet minimale fiskale.
- Të ketë aftësi për t’u përshtatur me teknologjitë dhe kërkesat e reja që sjell tregu i ndërtimit.
- Të komunikojë në mënyrë efektive dhe të bashkëpunojë mirë me pjesën tjetër të stafit të shoqërisë.
- Të zotërojë programet bazë të Office 365 dhe preferohen njohuri në AUTOCAD.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, bashkëpunimi në grup dhe respektim maksimal të afateve.
- Të jetë në gjendje të propozojë zgjidhje dhe të marrë vendime në kohën e duhur.