Elnor kërkon profesionistë për pozitën Inxhinier/e i/e Matjeve dhe Vizatimit Teknik
Në rolin e Inxhinierit/es së matjeve dhe vizatimit teknik te ELNOR SH.P.K., do të jesh ura midis idesë së projektit dhe produktit të realizuar. Matjet e sakta dhe vizatimet teknike që përgatit ti janë baza mbi të cilën punon i gjithë sektori i prodhimit.
Përditë do të kryesh matje në hapësira sipas kërkesave të projektit, do të përgatitësh modele dhe dokumentacion teknik, do të përcaktosh toleranca dhe specifikime, dhe do të kontrollosh prototipet në raport me vizatimet. Do të punosh me programe CAD dhe në bashkëpunim të ngushtë me ekipin e projektimit dhe prodhimit.
ELNOR, e njohur për produktet e saj unike dhe standardet e larta profesionale, ofron një ambient pune me teknologji moderne dhe mundësi të vazhdueshme për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
Përgjegjësitë
- Operimi i makinerive CNC për përpunimin dhe formësimin e elementeve prej druri
- Përgatitja e makinës dhe kontrollimi i parametrave të punës para fillimit të procesit
- Leximi dhe interpretimi i vizatimeve teknike dhe specifikimeve të prodhimit
- Vendosja dhe pozicionimi korrekt i materialit në makinë
- Monitorimi i procesit të përpunimit dhe ndërhyrja në rast të parregullsive
- Kontrollimi i dimensioneve dhe cilësisë së pjesëve të përpunuara
- Identifikimi dhe raportimi i gabimeve teknike ose nevojës për rregullim
- Kryerja e mirëmbajtjes bazë dhe pastrimit të pajisjeve CNC
- Respektimi i procedurave të sigurisë gjatë operimit të makinerive
- Bashkëpunimi me sektorin teknik dhe ekipin e prodhimit për optimizimin e procesit
Detaje shtesë
- Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri të Prodhimit, Dizajn Industrial ose fushë të ngjashme
- Njohuri të mira në vizatim teknik dhe interpretimin e dokumentacionit teknik
- Njohuri në përdorimin e programeve CAD
- Aftësi të mira në matje, dimensionim dhe përcaktim të tolerancave
- Aftësi analitike dhe vëmendje ndaj detajeve
- Përvojë në industrinë e drurit ose prodhim është përparësi
- Aftësi për bashkëpunim me sektorët teknikë dhe të prodhimit
Çfarë ofrohet:
- Vend pune i qëndrueshëm dhe afatgjatë,
- Ambient profesional me standarde të larta pune,
- Punë me teknologji dhe pajisje moderne,
- Mundësi për aftësim dhe zhvillim profesional,
- Mundësi për avancim në karrierë,
- Ambient miqësor dhe bashkëpunues pune,
- Sigurim shëndetësor,
- Kontratë pune në përputhje me kushtet dhe marrëveshjen e punës