Shield Recruitment & HR po rekruton Inxhinier/e i/e Hidroteknikës për 1 (një) pozitë pune në emër të klientit të vet, një kompani e njohur ndërkombëtare që operon në sektorin e ndërtimit.
Vendi i punës: Mongoli.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të zotërojë njohuri shumë të mira për zbatimin e projekteve.
- Të ketë njohje të dokumentacionit tekniko-ligjor që kërkohet.
- Të përgatisë çdo ditë raportet e nevojshme sipas kërkesave të projektit dhe menaxhmentit.
- Të përditësojë vazhdimisht librezën e masave për punimet e realizuara.
- Të jetë në gjendje të hartojë situacione që lidhen me proceset e përfunduara.
- Të ketë shkathtësi për të mbikëqyrur ecurinë e proceseve të punës.
- Të posedojë aftësi shumë të mira organizative, si dhe të koordinojë e të udhëheqë stafin e përfshirë në projekt.
- Të plotësojë pa ndërprerje dokumentacionin tekniko-ligjor gjatë të gjitha fazave të ndërtimit deri në mbylljen e projektit.
- Të mbajë përgjegjësi për realizimin e punimeve në përputhje me projektet zbatuese, preventivin dhe specifikimet teknike.
- Të zbatojë planin kohor të punimeve sipas afateve të përcaktuara në kontratat e zbatimit.
- Përveç përgjegjësive të listuara, të kryejë edhe detyra të tjera që i caktohen nga Mbikëqyrësi Direkt.
- Detyrat dhe përgjegjësitë e mësipërme kanë karakter orientues.
Kualifikimet:
- Të ketë përfunduar Fakultetin e Ndërtimtarisë, drejtimi Hidroteknikës.
- Të ketë së paku 3 vite përvojë pune në fushën e ndërtimtarisë/hidroteknikës.
- Të posedojë njohuri të thelluara profesionale, si dhe aftësi shumë të mira hulumtuese, analitike dhe organizative.
- Të njohë MS OFFICE (Excel, Word, Outlook, Power Point, Project), si dhe programe të projektimit dhe dizajnimit si AutoCAD apo të ngjashme.
- Të ketë njohuri të Gjuhës Angleze.
- Të ketë aftësi të mira ndërpersonale dhe bashkëpunimi në ekip.
- Të jetë i/e vetë-motivuar dhe i/e gatshme të marrë përgjegjësi.
- Të ketë aftësi të mira organizative.
- Kualifikimet e cekura më sipër janë orientuese.