Inxhinieri i zbatimit ka si detyrë funksionale organizimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të punimeve civile të ndërtimit të projektit (objektit) në përputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet, si dhe grafikun e miratuar, deri në fazën e dorëzimit të objektit.
DETYRAT KRYESORE:
- Para fillimit të punimeve, shqyrton vlefshmërinë e dokumentacionit tekniko-ligjor të objektit sipas një liste të miratuar.
- Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike, duke bërë vërejtjet përkatëse kur konstaton mangësi apo parregullsi.
- Zbaton plan-organizimin e punimeve, harton planet ditore, javore e mujore dhe i paraqet për diskutim apo miratim tek Përgjegjësi i Sektorit të Zbatimit / Menaxheri i Projektit.
- Mban përgjegjësi për zbatimin e punimeve në përputhje me projektet, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet e cilësisë.
- Është përgjegjës për cilësinë e punimeve, aplikimin e saktë të materialeve dhe metodologjinë.
- Raporton çdo ditë tek Drejtori i Kantierit për aktivitetet e cilësisë, problematikat e evidentuara, hapat e ndërmarrë dhe statusin e tyre.
- Merr pjesë në të gjitha matjet e volumeve dhe mban proces-verbalet përkatëse.
- Zbaton grafikun e punimeve brenda afateve të përcaktuara.
- Ndjek dhe monitoron punën e nënkontraktorëve, grupeve të punës dhe individëve në objekt, duke siguruar cilësi, respektim të afateve dhe standardet më të larta të HSE-së.
- Jep sqarime të vazhdueshme mbi organizimin e punës dhe zbatimin e projektit tek Drejtuesi i Kantierit.
- Përpilon dhe raporton listë-prezencën e punonjësve në kantier.
- Plotëson ditarin e punimeve dhe Librin e kantierit dhe ia paraqet eprorit për miratim.
- Harton në vazhdimësi librezat e masave për punimet e kryera.
- Përgatit periodikisht listë-pagesat për punët e realizuara nga nënkontraktorët, grupet e punës apo individët.
- Plotëson në vazhdimësi dokumentacionin tekniko-ligjor gjatë të gjitha fazave të ndërtimit deri në përfundim të objektit.
- Evidenton nevojat për ndryshime në projektet e zbatimit e në preventiv dhe i propozon në strukturat përkatëse për miratim.
- Ndjek dhe mban përgjegjësi për normativat e harxhimit të materialeve që vendosen në vepër.
- Kërkon dhe verifikon që të gjitha materialet që vijnë në objekt të shoqërohen me certifikata origjine e cilësie, konform specifikimeve teknike.
KRITERET KRYESORE:
- I diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe të një gjuhe tjetër të BE-së.
- Minimumi 5 vite eksperiencë pune në projekte civile.
- Aftësi të mira analitike dhe raportuese.
- Aftësi të mira komunikuese, me shkrim dhe verbale.
- I gatshëm të punojë jashtë Tiranës.