Përshkrimi
I.XH.E.M Parafabrikat ndërton konstruksione parafabrikate prej betoni të armuar dhe ofron një gamë të gjerë produktesh, komponentësh e sistemesh konstruktive që mbulojnë çdo kërkesë për ndërtesa industriale, tregtare, zyra, hapësira magazinimi, infrastrukturë, banesa, kabina elektrike dhe mure rrethuese.
Kompania ka një vend të lirë pune për Inxhinier Projektimi / Strukturist.
Përgjegjësitë
- Përgatitja e projekteve strukturore në përputhje me normat dhe standardet europiane të projektimit.
- Modelimi strukturor i objekteve industriale dhe civile me ndihmën e softuerëve të specializuar.
- Përllogaritja e ngarkesave të përhershme dhe të përkohshme që veprojnë mbi strukturat.
- Realizimi i vizatimeve, raporteve teknike dhe preventivave për projektet ndërtimore.
- Ndjekja dhe mbikëqyrja e ndërtimit të karabinasë, si dhe adresimi i problemeve që lindin në këtë fazë.
- Përgatitja e raporteve mbi ecurinë e fazave të ndërtimit.
- Koordinimi me departamentet e tjera për të siguruar cilësinë e produktit dhe efektivitetin e kostos.
Kërkesat për kualifikim
- Të ketë përfunduar studimet universitare Bachelor/Master në Inxhinieri Ndërtimi.
- Të zotërojë përvojë mbi 2-3 vite në fushën e projektimit strukturor.
- Të ketë njohuri të nivelit të avancuar në AutoCAD, SAP2000 dhe softuerë të tjerë projektimi.
- Të përdorë me zotësi paketën Office.
- Të njohë gjuhën italiane ose angleze.
- Të zotërojë leje drejtimi të kategorisë B.
- Të jetë me banim në Durrës.
Dokumentet e kërkuara
Vendndodhja: Vrrine, Sektor Rinia, Durrës.