Ndertimtari & InxhinieriTiranë4 ditë më parëFull Time
Përshkrimi
Balfin Construction (ish Mane TCI), kompani e Grupit BALFIN, mban një pozicion udhëheqës në ndërtimin dhe investimin në projekte zhvillimore në Shqipëri dhe në rajon. E krijuar në vitin 2001, Balfin Construction ushtron veprimtarinë në ndërtime civile dhe industriale, që përfshijnë Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, objekte industriale dhe infrastrukturë.
GrupiBALFIN renditet ndër grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. Që prej themelimit në vitin 1993, ai e ka shtrirë aktivitetin në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i larmishëm i Grupit mbulon bankat, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
BALFIN Group punëson rreth 5,500 profesionistë dhe ndjek një zhvillim të qëndrueshëm, mbështetur në etikën e fortë të biznesit, qëndrueshmërinë financiare dhe inovacionin. Përmes Mane Foundation, Grupi ruan angazhimin afatgjatë për të dhënë ndikim pozitiv në komunitet.
Roli i shpallur: Inxhinier i Sigurimit dhe Kontrollit të Cilësisë (QA/QC)
Njësia përkatëse: Monitorim Cilësie, HSE QA/QC
Vendi i punës: Tiranë
Përmbledhje e rolit: Inxhinieri QA/QC mbikëqyr dhe kontrollon përmbushjen e kërkesave të cilësisë në projektet e ndërtimit, duke siguruar përputhjen me projektin, specifikimet teknike, standardet e zbatueshme dhe procedurat e kompanisë.
Në këtë rol ndiqen kontrollet e materialeve dhe të punimeve, inspektimet, testimet laboratorike, trajtimi i devijimeve/NCR-ve dhe dokumentacioni që lidhet me cilësinë.
Përgjegjësitë
Mbikëqyr zbatimin e procedurave dhe përmbushjen e kërkesave të sistemit të menaxhimit të cilësisë.
Ndjek zbatimin e Planit të Inspektimeve dhe Testimeve (ITP-ve), metodave dhe procedurave të kryerjes së punimeve, listave të kontrollit dhe procedurave për sigurimin e kontrollin e cilësisë.
Inspekton punimet në kantier, duke kontrolluar nëse ato përputhen me projektin, specifikimet teknike dhe standardet e zbatueshme.
Kontrollon dokumentacionin teknik të materialeve, përfshirë certifikatat, deklaratat e konformitetit, certifikatën e Testimit të Materialit (MTC), raportet e testimit, aprovimet e materialeve dhe dokumente të tjera përkatëse.
Identifikon devijimet dhe jokonformitetet, përgatit dhe ndjek raportin e mospërputhjes (NCR-të), si edhe masat korrigjuese deri në përmbylljen e tyre.
Bashkërendon me laboratorët e jashtëm kryerjen e testimeve dhe kontrolleve të nevojshme.
Harton dhe mban të përditësuar dokumentacionin QA/QC dhe dosjen e cilësisë së projekteve.
Ndihmon ekipet e kantierit dhe nënkontraktorët për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me cilësinë.
Harton raporte periodike për aktivitetet dhe kontrollet e kryera në fushën e cilësisë.
Kualifikimet
Formimi arsimor: Kërkohet diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi/ Inxhinieri Materialesh.
Kriteret për pozicionin:
Kërkohen të paktën 3 vite përvojë profesionale në QA/QC; përvoja në sektorin e ndërtimit është e preferuar.
Nevojiten njohuri të standardeve dhe specifikimeve teknike që zbatohen në ndërtim.
Kërkohet njohja e planeve të inspektimit dhe testimit (ITP), kërkesave për inspektimin e materialeve (MIR), kërkesave për inspektimin e punimeve (WIR), raporteve të mospërputhjes (NCR), metodave të realizimit të punimeve, miratimit të materialeve dhe testimeve laboratorike.
Nevojitet aftësi për të lexuar dhe interpretuar projektet dhe specifikimet teknike.
Kërkohet aftësi për analizimin dhe interpretimin e rezultateve të laboratorit.
Nevojitet njohja e sistemit të menaxhimit të cilësisë ISO 9001.
Përparësi kanë kandidatët me çertifikime ose trajnime në QA/QC, ISO 9001 apo auditim të brendshëm.
Kërkohet zotërim shumë i mirë i anglishtes, si në komunikimin me gojë, ashtu edhe në të shkruar.
Nevojiten aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe raportimi.
Kërkohet zotërim shumë i mirë i Microsoft Office.
Përfitimet e ofruara:
Paketë tërheqëse përfitimesh që përfshin pagë konkurruese dhe të drejtë, të përcaktuar sipas meritës dhe vlerësimit të performancës.
Mundësi të shkëlqyera për përparim profesional dhe zhvillim të karrierës brenda BALFIN Construction dhe BALFIN Group.
Pushime me ditë shtesë.
Vlerësime dhe shpërblime të lidhura me performancën.