Përshkrimi
TIEN është një kompani ndërtimi me 5 vite veprimtari në treg. Aktiviteti i saj përqendrohet kryesisht te fasadat me sistem kapote, por përfshin edhe fusha të tjera të ndërtimit. Në kuadër të zgjerimit, kompania kërkon të plotësojë pozicionin:
Inxhinier Ndertimi Zbatimi
Kualifikimet
Arsimimi: Kërkohet diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi.
Kualifikime shtesë:
- Përvojë pune kryesisht në zbatimin e fasadave të ventiluara.
- Zotësi në leximin dhe kuptimin e projekteve MEP, si dhe në koordinimin e punimeve me këto disiplina.
- Aftësi për të interpretuar, analizuar dhe sqaruar projektet, korrespondencën e biznesit, kontratat, procedurat dhe manualet teknike.
- Aftësi për administrimin e projekteve dhe të kontratave të ndryshme specifike që janë pjesë e projekteve të ndërtimit.
- Zotësi për paraqitjen efikase të problematikave, komunikim të shkëlqyer me gojë dhe me shkrim, si edhe përgatitje raportesh, etj.
- Njohje të parimeve dhe praktikave të përdorimit të programeve kompjuterike CAD, EXCEL, MS-PROJECT, REVIT etj.
Përfitimet e ofruara:
- Pagesë e kënaqshme.
- Kushte pune shumë të mira.
Dokumentet e kërkuara