Ndertimtari & InxhinieriVlorë4 ditë më parëFull Time
Përshkrimi
Valona Konstruksion ka një vend të lirë pune për Inxhinier Ndërtimi Vlore.
Detyrat kryesore
Planifikon, organizon dhe realizon etapat e punës në kantierin e ndërtimit, duke ndjekur projektin, kushtet teknike të zbatimit dhe specifikimet teknike, brenda afateve të përcaktuara.
Harton dhe verifikon të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor të objektit, përfshirë ditarin e objektit, procesverbalet, librezat e masave, situacionet, aktet e piketimit dhe të kontrollit, si dhe dokumente të tjera përkatëse.
Përgatit tërësinë e dokumentacionit Tekniko–Ligjor dhe Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin e tij përfundimtar.
Përgatit situacionet mujore për nënkontraktorët e projektit dhe ato që i paraqiten Klientit/Investitorit.
Kontrollon cilësinë dhe sigurinë në kantier, si dhe miraton materialet që përdoren në të.
Bashkërendon dhe organizon punën në kantier me personelin që ka në varësi.
Përcakton nevojat për materiale dhe siguron administrimin e duhur të tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëtore.
Përmbush edhe detyra të tjera që i cakton eprori.
Kualifikimet e kërkuara
Të ketë përfunduar studimet me diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
Të ketë më shumë se 5 vite përvojë pune.
Të zotërojë përdorimin e programeve Autocad, MS office dhe programeve të tjera përkatëse.
Të mund të drejtojë disa procese paralelisht.
Të komunikojë mirë dhe të jetë i aftë të punojë në grup dhe në kushte presioni.