Përshkrimi i punës
Shoqëria "ED KONSTRUKSION SHPK" sh.p.k, ndër kompanitë kryesuese në sektorin e ndërtimit, kërkon të punësojë një Inxhinier Ndertimi ne Zyre.
Përgjegjësitë
- Harton dhe përpunon projektet teknike së bashku me dokumentacionin që i shoqëron.
- Planifikon, organizon dhe realizon etapat e punimeve në kantier, duke ndjekur projektin, kushtet teknike të zbatimit dhe specifikimet teknike, si dhe duke përmbushur afatet e përcaktuara.
- Harton dhe verifikon të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor të objektit, përfshirë ditarin e objektit, procesverbalet, librezat e masave, situacionet, aktet e piketimit dhe të kontrollit, etj.
- Përgatit dokumentacionin e plotë Tekniko–Ligjor dhe Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin e tij përfundimtar.
- Përgatit çdo muaj situacionet për nënkontraktorët e projektit dhe ato për Klientin/Investitorin.
- Kontrollon cilësinë dhe aspektet e sigurisë në kantier, si dhe miraton materialet që përdoren në të.
- Organizon punën në kantier dhe bashkërendon veprimtarinë e stafit që ka në varësi.
- Përcakton nevojat për materiale dhe kujdeset për administrimin e duhur të tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëtore.
- Përmbush edhe detyra të tjera që i cakton eprori.
Kriteret e kualifikimit
Formimi arsimor: Kërkohet diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi. Kualifikime shtesë: Kërkohet aftësi për leximin, analizimin dhe shpjegimin e projekteve, korrespondencës së biznesit, kontratave, procedurave dhe manualeve teknike.
- Të jetë në gjendje të menaxhojë projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që bëjnë pjesë në projektet e ndërtimit.
- Të paraqesë problematikat me efikasitet, të komunikojë shkëlqyeshëm si me gojë ashtu edhe me shkrim dhe të përgatitë raporte, etj.
- Të tregojë iniciativë dhe gatishmëri për përshtatje me orarin e punës.
- Të njohë parimet dhe praktikat e përdorimit të programeve kompjuterike CAD, EXCEL, MS- PROJECT (ose PRIMAVERA), etj.
- Të njohë procedurat e prokurimit publik; përparësi ka përvoja në prokurime publike dhe në procedurat e ESH-së.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira për menaxhim, organizim, planifikim, projektim dhe komunikim.
Dokumentet e kërkuara
Adresa ndodhet në kryqëzimin e Rrugës "Liman Kaba" me "Prokop Mima", në Rezidencën "Olimpik", Shkalla nr. 2, Kati 4, Tiranë.