Përshkrimi
Shoqëria "ED KONSTRUKSION SHPK" sh.p.k , një prej kompanive udhëheqëse në sektorin e ndërtimit, është në kërkim të një Inxhinier Ndërtimi me eksperiecë Infrastrukture.
Përmbledhja e pozicionit: Roli përfshin mbikëqyrjen teknike të punimeve, bashkërendimin e proceseve në kantier dhe sigurimin që projekti të zbatohet sipas standardeve dhe afateve të vendosura.
Detyrat
- Të mbikëqyrë dhe të bashkërendojë punimet ndërtimore në projekte infrastrukturore, me theks të veçantë te ndërtimi dhe rehabilitimi i rrugëve.
- Të organizojë dhe të kontrollojë punimet në përputhje me projektin teknik, preventivin dhe grafikun e zbatimit.
- Të verifikojë cilësinë e materialeve dhe respektimin e standardeve teknike në kantier.
- Të realizojë matje në terren dhe të konfirmojë volumet e punimeve të kryera.
- Të koordinojë stafin teknik, nënkontraktorët dhe ekipet e angazhuara në punë.
- Të hartojë raporte periodike lidhur me ecurinë e punimeve.
- Të zbatojë dhe të respektojë rregullat që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë.
Kualifikimet
- Të ketë diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi.
- Të ketë përvojë të mëparshme në projekte infrastrukturore; përvoja e konsiderueshme në ndërtimin e rrugëve vlerësohet si përparësi.
- Të zotërojë njohuri të mira mbi proceset e ndërtimit, materialet dhe standardet teknike që lidhen me infrastrukturën rrugore.
- Të ketë aftësi për të lexuar dhe interpretuar projekte teknike.
- Të njohë programet AutoCAD dhe Microsoft Office; njohja e programeve të tjera inxhinierike përbën avantazh.
- Të ketë aftësi të mira organizative, drejtuese dhe zgjidhëse për problematikat që lindin në kantier.
- Të tregojë përgjegjshmëri dhe gatishmëri për punë në terren.