Shpallje Pune – Inxhinier Ndërtimi (m/f/d)
Lokacioni: Prishtinë, Kosovë
Orari i punës: Me orar të plotë, 40 orë në javë
Vendi i punës: Në zyrë në Prishtinë
Rreth nesh
Ne jemi një kompani me fokus ndërkombëtar që ofron shërbime inxhinierike, teknike dhe mbështetëse për projekte infrastrukturore.
Për zgjerimin e ekipit tonë profesional në Prishtinë, jemi në kërkim të një Inxhinier Ndërtimi (m/f/d) që do të bashkëpunojë ngushtë me kolegët dhe partnerët tanë në Gjermani.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Ofrimi i mbështetjes në prokurimin teknik për projekte të ndërtimit dhe infrastrukturës
- Hulumtimi, verifikimi dhe krahasimi i ofertave nga furnitorët dhe nënkontraktorët
- Hartimi i tabelave krahasuese të çmimeve dhe ofertave
- Leximi dhe shqyrtimi i paramasave, planeve të ndërtimit dhe dokumentacionit teknik
- Mbështetje në kalkulim, llogaritjen e sasive dhe kontrollin e kostove
- Komunikim dhe koordinim me furnitorë dhe nënkontraktorë
- Bashkëpunim i afërt me departamentin e prokurimit, kalkulimit dhe menaxhimit të projekteve në Gjermani
Kualifikimet dhe kërkesat
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi
- Njohuri të gjuhës gjermane të paktën në nivelin B1 – kusht i domosdoshëm
- Aftësi për leximin dhe kuptimin e dokumentacionit teknik dhe planeve të ndërtimit
- Njohuri të mira të MS Office, me theks të veçantë te Excel
- Shkathtësi të mira analitike dhe teknike
- Qasje pune e saktë, e organizuar dhe e pavarur
- Ndjenjë përgjegjësie dhe aftësi për punë ekipore
- Gatishmëri për komunikim të vazhdueshëm në gjuhën gjermane
Ne ofrojmë
- Angazhim me orar të plotë në Prishtinë
- Hapësirë moderne dhe profesionale pune
- Bashkëpunim të drejtpërdrejtë në projekte me kolegë dhe partnerë në Gjermani
- Mundësi për zhvillim dhe ngritje profesionale
- Perspektivë afatgjatë brenda kompanisë
- Punë në një ekip profesional dhe në rritje
Dokumentet e kërkuara
- CV
- Informacion për nivelin aktual të gjuhës gjermane
- Referenca ose shembuj të punës, nëse janë në dispozicion
E rëndësishme: Njohja e gjuhës gjermane në nivelin B1 ose më lart mbetet kusht i domosdoshëm për këtë pozitë.