Ndertimtari & InxhinieriSarandë1 javë më parëFull Time
Përshkrimi i rolit:
Të kryejë kontrollet ditore te proçeseve në vazhdim;
Të kontrolloje grafikun e punimeve në përputhje me afatet e përcaktuara në kontratat e zbatimit të punimeve;
Të mbikqyrë dhe të mbajë evidenca për të gjitha matjet që kryhen për volumet dhe proçes verbalet përkatëse midis palëve;
Të përgatisë progres raportet dhe t’i paraqesë përpara Menaxherit të Projektit në mënyrë periodike në varësi të kërkesave të projektit;
Të koordinojë, mbikqyrë dhe të mbajë përgjegjësi që të gjitha materialet të cilat vijnë në objekt të jenë sipas porosisë së kryer, në përputhje me specifikimet teknike, standartet dhe të shoqëruara me çertifikatat origjinale të cilësisë;
Të mbikqyrë dhe të mbajë përgjegjësi për saktësinë, cilësinë e përdorimit të materialeve që vendosen në vepër;
Të mbikqyrë kontrollin fizik ne objekt.
Raportim ditor për problematika dhe ecurinë e punimeve.
Të jetë pjesë e diskutimeve teknike në mënyrë aktive brenda kompanisë.
Kualifikimet e kërkuara:
Diplomë Universitare;
0-2 vite eksperiencë;
Aftësi shumë të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës;
Njohës i mirë i programeve inxhinierike;
Njohës shumë i mirë i programeve bazë kompjuterike si paketa Microsoft Office, Microsoft Project, AutoCad 2D&3D;
Aftësi shumë të mira të gjuhës Angleze;
Përfitimet:
Paga e përshtatur dhe e negociueshme sipas përvojës dhe kualifikimeve;
Mundësi për t’u përfshirë në projekte me rëndësi rajonale dhe ndërkombëtare;
Ambient profesional dhe sfidues me mundësi zhvillimi.