Përmbledhja e pozitës
ProCert sh.p.k., organizëm certifikues i akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA), po zgjeron fushën e vet të akreditimit dhe kërkon të angazhojë një Inxhinier Mjedisi.
Kriteret e kërkuara
Kandidati duhet të plotësojë këto kushte:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në fushën relevante.
- Të disponojë përvojë pune të dokumentuar në sektorin përkatës.
- Njohja e standardeve ISO dhe e sistemeve të menaxhimit konsiderohet përparësi.
- Përvoja në auditim, certifikim, konsulencë teknike ose vlerësim të konformitetit është avantazh.
- Të dëshmojë integritet profesional dhe të respektojë konfidencialitetin, paanshmërinë dhe kërkesat lidhur me konfliktin e interesit.
- Pagesa përcaktohet sipas projekteve, në vlerën 50-100 Euro/ditë.