Mbikëqyrja dhe asistimi në instalimin e ashensorëve/shkallëve elektrike sipas standardeve teknike dhe të sigurisë.
Kryerja e diagnostikimit të defekteve elektrike, mekanike dhe elektronike.
Mirëmbajtja parandaluese dhe korrigjuese e ashensorëve.
Hartimi dhe zbatimi i procedurave teknike për përmirësimin e performancës së sistemeve.
Bashkëpunimi me ekipin e inxhinierëve dhe teknikëve për zgjidhjen e problemeve teknike.
Përgatitja e raporteve teknike dhe dokumentacionit përkatës.
Respektimi i standardeve të sigurisë dhe rregulloreve në fuqi.
Kualifikimet e kërkuara:
Diplomë universitare në Mekatronikë, Inxhinieri Elektrike, Mekanike ose fusha të ngjashme.
Përvojë pune minimalisht 5 vjeçare në fushën e instalimit, automatizimit ose mirëmbajtjes së pajisjeve elektromekanike (përvoja në sektorin e ashensorëve është avantazh).
Njohuri të mira në elektronikë, mekanikë, dhe sisteme automatizimi.
Aftësi për diagnostikim të shpejtë dhe zgjidhje të problemeve teknike.
Njohuri të programeve teknike dhe softuerëve të kontrollit (avantazh).
Aftësi pune në grup, përgjegjësi dhe komunikim i mirë.
Njohja e gjuhës angleze është e preferueshme.
VENDODHJA:
Puna zhvillohet në terren në të gjithë Shqipërinë (kryesisht Tiranë dhe Durrës) si dhe në Kosovë dhe Maqedoni e Veriut.
PAGA
Paga e kënaqshme dhe kushte të mira pune.
Mundësi rritje në karrierë në bazë të eksperiencës së fituar.