Përshkrimi
Kompania synon të punësojë një Inxhinier Mekanik Zbatimi, i cili do të përfshihet në matje, hartim teknik, prodhim dhe montim, me përgjegjësi për bashkërendimin e punës si në repart, ashtu edhe në terren.
Detyrat
- Realizimi i matjeve në objekte duke përdorur pajisje lazer për saktësi të lartë.
- Hartimi, interpretimi dhe përshtatja e vizatimeve teknike në AutoCAD.
- Përgatitja e matjeve dhe e vizatimeve që nevojiten për kalimin e proceseve në prodhim.
- Mbikëqyrja dhe koordinimi i ecurisë së punës në repart.
- Përdorimi dhe njohja praktike e makinerive të oficinës, përfshirë tranxhë, piegatrice, sharrë dhe pajisje të tjera të përpunimit.
- Verifikimi i realizimit të punimeve në përputhje me vizatimet dhe kërkesat teknike.
- Angazhimi në objekte, kur kërkohet, për udhëheqjen dhe monitorimin e montimeve.
- Bashkëpunimi me stafin e repartit dhe ekipet e montimit për zbatim të saktë të punimeve.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike ose në një drejtim të përafërt.
- Njohje të mira të AutoCAD dhe të vizatimit teknik.
- Aftësi për përdorimin e pajisjeve lazer dhe për kryerjen e matjeve në terren.
- Njohuri për makineritë dhe proceset e punës në një oficinë mekanike.
- Aftësi për të interpretuar dhe zbatuar vizatime teknike.
- Shkathtësi organizative dhe aftësi për të drejtuar punime në objekt.
- Gatishmëri për të ushtruar detyrat si në repart, ashtu edhe në objekte, sipas nevojës.