Përshkrimi
ALSTEZO SH.A - është distributore e pjesëve të këmbimit për automjete nga 16 fabrika Evropiane, Amerikane dhe Japoneze, me marrëdhënie ekskluzive në tregun Shqiptar. Kompania përfshin një autoservis modern B2B me teknologji të avancuar dhe staf inxhinierësh të kualifikuar në mbarë botën. ALSTEZO SH.A vepron në tregun Shqiptar përmes 3 magazinave të pjesëve të këmbimit: në autostradën Tiranë-Durrës, km8 (TIRANË), në Bulevardin "Zogu1" (TIRANË) dhe në Rrugën Aulona, pranë ish-doganës (FIER).
Kompania po zgjeron ekipin me rolin Inxhinier mekanik me fokus shitjen e pjeseve te kembimit.
Detyrat
- Të njohë mirë fabrikat që përfaqëson kompania dhe produktet që mbulon secila prej tyre.
- Të bashkërendohet me autoservisin për pjesët e këmbimit dhe përmbylljen e procesit të riparimit në banak dhe autoservis.
- Të përdorë programet e automjeteve për identifikimin e kodeve origjinale dhe konvertimet, përfshirë programet teknike të automjetit.
- Të monitorojë vazhdimisht klientët ekzistues dhe të identifikojë klientë të rinj.
- Të prezantojë produktet, shërbimet dhe ofertat e kompanisë, magazinës dhe autoservisit.
- Të angazhohet për përmbushjen e objektivit të caktuar të shitjeve.
- Të ndjekë ndryshimet në treg dhe veprimtarinë e konkurrencës.
Kualifikimet
- Diplomë Universitare prane Universitetit Politeknik te Tiranes, e cila konsiderohet preferencë gjatë përzgjedhjes.
- Aftësi për bashkëpunim në ekip dhe komunikim shumë të mirë.
- Eksperiencë pune në Logjistikë.
- Njohuri të mira në paketën MS Office.
- Njohja e gjuhës angleze ose Italiane përbën avantazh.
- Aftësi në drejtim dhe organizim.
- Aftësi për punë në grup, së bashku me kompetenca të shkëlqyera komunikimi.
- Leje drejtimi e kategorisë B dhe gatishmëri për lëvizje sipas nevojave të punës.
- Aftësi për menaxhimin e kohës dhe përcaktimin e prioriteteve.